28- vjeçarja e huaj gjendjet e pajetë në një apartament me qira ditore në Tiranë! Dyshimet e para
Një shtetase e huaj është gjetur e pajetë në kryeqytet, këtë të enjte, 23 prill.
Policia e Tiranës bën me dije se trupi i pa jetë i një shtetaseje të huaj, R. T., 28 vjeçe, është gjetur në një apartament me qira ditore në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.