Eduart Merkaj largohet nga drejtimi i AMP, ja kush e zëvendëson! Ndryshojnë dhe drejtuesit e policive në qarqe
Eduart Merkaj është larguar nga posti i drejtuesit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Mësohet se Eduart Meraj ka dhënë dorëheqje nga posti ku qëndroj më pak se një vit. Ai u emërua më 26.09.2025. Në krye të këtij institucioni është emëruar ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja, sipas informacioneve të konfirmuara nga gazetari i Syri TV.
Klevis Qose është larguar më datë 01.04.2026, nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ku ishte emëruar në mars të 2024-ës.
Ndërkohë janë bërë publike një sërë ndryshimesh në radhët e Policisë së Shtetit, që përfshijnë emërime dhe komandime në disa qarqe të vendit:
Ndryshimet e tjera:
Erion Ahmeti — Komandohet Drejtor i Policisë Fier
Andi Banushi — Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan
Krenar Guçe — Shef Rendi në Përmet
Alfred Cenaj — Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë
Gerald Toska — Shef i Komisariatit Fier
Dritan Muça — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë
Dritan Malaj — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat
Petrit Halo – Zëvendësdrejtor në Shkodër
Arben Nasufi – Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë
Islor Islami — Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)
Erdit Rreçeku — Shef Komisariati Peqin
Lusjan Zeqaj — Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë
Ermal Zaimi — Komandant i Linjave të Trafikut Urban
Jetnor Shira — Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë.