Plagosje me thikë në fshatin Bulgarec të Korçës/ 17-vjeçari përfundon në spital

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre 17 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas të dhënave për SYRI-n, sherri ka ndodhur për motive banale ndërsa është kapur edhe autori nga policia.

Autori mësohet se është rreth 18 vjeç dhe u shoqërua në ambjentet e komisariatit të Korçës.

I plagosuri ndodhet në spital pasi ka marrë plagë në trup, në pjesën poshtë krahut. Gjendja e tij është stabël ndërsa ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen. Plagosja mësohet se ka ndodhur në një lokal në fshat.