Al Nassr i Cristiano Ronaldos siguron finalen e AFC Champions League
Al Nassr i Cristiano Ronaldos ka siguruar në mënyrë bindëse një vend në finalen e AFC Champions League 2, pasi mposhti thellë Al Ahlin e Dohas me rezultatin 5-1 në gjysmëfinale.
Protagonisti absolut i sfidës ishte Koman, i cili realizoi një tregolësh spektakolar, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje pa diskutim.
Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Anxhelo dhe Al Hamdani, që vulosën dominimin e plotë të ekipit arab.
Al Nassr e kontrolloi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit dhe duke konfirmuar ambiciet për trofeun.
Me këtë sukses, Al Nasri ka prerë biletën për në finale, ku do të përballet me japonezët e Gamba Osakës, në një sfidë që pritet të jetë vendimtare për kurorëzimin e kampionit.