Të shtëna me armë në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti, identifikohen autorët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Kurbin, pranë hyrjes së qytetit të Laçit, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri.

Rreth orës 18:55, në rrethana ende të paqarta, në shënjestër ka qenë automjeti me të cilin po lëvizte shtetasi M. N. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas hetimeve të para, policia ka arritur të identifikojë si të dyshuar shtetasin P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj.

Dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.
Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.