Mbape zbulon pa dashje trajnerin që do te Reali
Kylian Mbape ka nxitur spekulime të shumta rreth të ardhmes së stolit të Realit të Madridit, pas një reagimi të tij në rrjetet sociale që nuk kaloi pa u vënë re.
Sulmuesi francez pëlqeu një postim në Instagram ku përmendej Jose Mourinho si një nga kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Realit.
Ky veprim i thjeshtë mjaftoi për të ndezur diskutime të forta mes tifozëve dhe mediave sportive.
E ardhmja e pankinës në “Santiago Bernabeu” është kthyer në një çështje të nxehtë, sidomos në një sezon që pritet të mbyllet pa trofe për madrilenët.
Në këto kushte, presidenti Florentino Perez mund të marrë vendime të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.
Mes emrave të përfolur për stolin e Realit është edhe Mourinho, i cili aktualisht drejton Benficën dhe ka një të kaluar me klubin madrilen, ku punoi në periudhën 2010–2013.
Postimi që tërhoqi vëmendjen erdhi nga një faqe e njohur sportive, ku krahasoheshin statistikat e Cristiano Ronaldos para dhe gjatë kohës së Mourinhos te Reali, duke i vendosur ato përballë shifrave të vetë Mbapes.
Fakti që vetë sulmuesi francez reagoi me një “like” në këtë postim ka shtuar edhe më shumë dyshimet se ai mund të ketë një preferencë për trajnerin e ardhshëm të skuadrës.
Tifozët e Realit tashmë presin me interes zhvillimet e radhës, ndërsa çdo detaj i vogël po interpretohet si një sinjal për ndryshimet që mund të vijnë në “Santiago Bernabeu”.