VIDEO/ Aksident i rëndë, në gjendje kritike drejtuesi i motorit që u përplas me makinën

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, në vendin e njohur si ‘Pushimi i Shoferit’.

Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një automjet tip ‘VW’ në një kryqëzim të zonës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku ndodhet në gjendje kritike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin dhe disiplinimin e trafikut, si dhe për sigurimin e zonës.

Nga të dhënat e para mësohet se automjeti ka hyrë në kryqëzim, ndërsa motoçikleta, me targa të huaja, është përplasur me të. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.

Në vendngjarje ndodhet edhe kamera e regjistrimit e vendosur në kaskën e motoçiklistit, e cila pritet të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Grupi hetimor është në rrugë për të vijuar me veprimet procedurale dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për aksidentin.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor ‘Lushnjë–Fier’, shtetasi Z. H., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin A. T., 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. T., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.