'Mali i Zi përgatitet për BE, Shqipëria nuk po mbyll dot kapitujt'/ Burimi: Ja gafa që bëri Edi Rama...
Mali i Zi po avancon drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa Shqipëria po përballet me ngecje në procesin e negociatave, veçanërisht për shkak të mosmbylljes së çështjeve që lidhen me sundimin e ligjit, përfshirë raportin IBAR.
Analisti Genc Burimi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, u shpreh se Shqipëria, ndonëse ka hapur kapitujt e negociatave, nuk ka arritur të mbyllë asnjë prej tyre, ndërsa theksoi se “Mali i Zi i ka hapur të gjitha, pra të 33 kapitujt”.
Sipas tij, pengesa kryesore për Shqipërinë mbetet mosmbyllja e kapitujve të shtetit të së drejtës. “Shqipëria është bllokuar”, u shpreh ai, duke shtuar se situata aktuale lidhet edhe me raportin IBAR.
Duke krahasuar dy vendet, ai theksoi se Shqipëria ka ndjekur një qasje të gabuar strategjike në politikën e saj rajonale. “Kjo ishte gafa që bëri Edi Rama”, tha ai, duke shtuar se vendi “në vend që të lidhej me Malin e Zi, e lidhi fatin e tij me Serbinë”.
Sipas tij, kjo zgjedhje ka ndikuar në perceptimin dhe ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
Burimi:
Shiko, lajmi do bëjë bujë sepse sapo doli para një ore nga AFP-ja. Domethënë AFP-ja është agjencia kryesore në Francë, kështu që është rimarrë nga agjencitë, është lajm i shkurtër. Domethënë, kur e nxjerr AFP-ja, filloi e mori Le Figaro, e marrin shtypi kryesor francez, një pak nga pak do fillohet tani të ambientohet publiku francez për Malin e Zi. Shoh që nuk ka komente negative, nuk është një vend që në Francë as ngjall entuziazëm, po as ngjall rezerva, sepse e shoh për Shqipërinë kur botohen lajme ka rezerva, ose të thonë një vend i korruptuar, ose një vend islamik, këtë e tjetrën, po ka gjithmonë një rezervë.
Tek Mali i Zi nuk shoh rezerva. Duhet thënë po ashtu që, ëh, është ende rrugë e gjatë, që agjenda e famshme e Ramës që do hyjmë në 2007-ën, edhe te Mali i Zi bëhet fjala për 2028-ën dhe prapë mbetet pak a shumë një kalendar optimist, por që ka hyrë në rrugë të mbarë.
Pse? Sepse që të kuptohemi me Shqipërinë ku është bllokuar, flitet për IBAR-in. Po Shqipëria i ka hapur të gjitha, por s'mundet asnjë, por nuk u mbyll IBAR-i, pra po nuk u mbyllën kapitujt që janë në lidhje me liritë themelore. Mali i Zi, i ka hapur të gjitha, pra të 33 kapitujt, në fund të marsit kishte mbyllur thuajse gjysmën, pra 14-15. Që do të thotë që, nëse ka mbyllur gjysmën, detyrimisht ka mbyllur kapitujt që lidhen me shtetin e të drejtës.
Ky është dallimi. Pra, kjo ishte pengesa. Nëse e kalon ti këtë pengesë, nëse miratohen kapitujt e shtetit të së drejtës, se mbrapa janë kapitujt teknik. Dhe duhet thënë po ashtu, se më jepni një moment t'ju them një gjë unë. Interesant, se me MartaKos ishte në Podgoricë, në fund të, të, të marsit pikërisht për të përgatitur këtë eveniment. Dhe në atë konferencë shtypi ishte ajo, ishte bashkë me kryeministrin e, e Malit të Zi, që është njeri i ri, domethënë është nën 40 vjeç. Më duket është 38-39 vjeç. Dhe në momentin që flet në konferencë shtypi, ai shkon dhe merr atë tribunën e destinuar për zonjën Kos, sepse ishte flamuri europian.
Dhe thotë, "Not yet", thotë, "më fal", thotë, "sorry, më fal". S'mund të vish ti akoma si kryeministar. Dhe, i thotë ajo, "But very soon", do jeni shumë shpejt. Domethënë, ishte e përgatitur. Dhe përse shkoi të negociojë? Çfarë të negociojë? Sepse për herë të parë, në këtë traktat integrimi që do të negociohet me Malin e Zi, për herë të parë do të futet pikërisht ajo që u reformua nga Franca para disa vitesh. Që s'e kanë patur vendet e tjera.
Domethënë, një lloj, mekanizmi, çfarë, cili është? Është një lloj siguracioni. Domethënë që nëse një shtet, mbasi bëhet anëtar, i merret koka erë dhe bën një regres në fushën e shtetit të së drejtës, atëherë ai të përjashtohet nga BE-ja. Gjë që s'mund të ndodhë sot me Hungarinë për shembull, përpara Viktor Orbanit. Dhe pikërisht, Mali i Zi do jetë i vetmi që do ta ketë këtë gjë. Pra thonë, që e shikoni, ne po ju bëjmë anëtarë të BE-së, jo s'do jeni anëtarë të dorës së dytë, do keni të drejta të plota, por duke filluar nga juve, nëse futeni, do t'ju nxjerrim prapë. Po është një avancim i jashtëzakonshëm dhe kjo do lërë një shije frustrimi të jashtëzakonshme për Shqipërinë.
Sepse Shqipëria në vend që pikërisht të lidhesh me Malin e Zi, e lidhi fatin e saj me Serbinë në njëfarë mënyre. Këtë bëri Edi Rama. Kjo qe gafa e tij strategjike që impakton të gjithë shqiptarët dhe kur mos jetë më në pushtet, sepse u shkëput nga Mali i Zi, dhe krijoi tek europianët një lloj habitusi, pra një lloj çifti, Shqipëri-Serbi, veçse Serbia ka një problem. Serbia s'mund të integrohet kurrë për mendimin tim, pa aq kohë sa mbetet pezull çështja e konfliktit të saj me Kosovën. Domethënë pret Shqipëria zgjidhjen e Kosovës. Kjo ishte gafa që bëri Edi Rama.