Ura e rrezikshme në Pult/ Bardeli: Banorët rrezikojnë jetën çdo ditë, bashkia hesht
Deputetja e PD, Greta Bardeli ka denoncuar gjendjen e rrezikshme të një ure në zonën e Pultit në Shkodër, duke akuzuar bashkinë për mungesë reagimi.
Në postimin e saj në Facebook, ajo shprehet se problematika është ngritur dhjetëra herë, por situata mbetet e pandryshuar, ndërsa banorët rrezikojnë jetën çdo ditë duke kaluar mbi urën e dëmtuar.
Bardeli kërkon ndërhyrje urgjente për rehabilitimin e saj dhe garantimin e sigurisë për komunitetin.
Reagimi i plotë:
Situata vijon të ngelet e njëjtë në Pult, ndonëse e kam denoncuar dhjetra herë. Ndërkohë që banorët e zonës rrezikojnë jetën çdo ditë, bashkia hesht!