Sherri me thika mes të rinjve në Vlorë: 9 të përfshirë, prokuroria nis hetimet! Mes tyre edhe të mitur

Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar pasditen e djeshme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, ku disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin, duke përdorur edhe sende të forta, për motive të dobëta.

Sipas të dhënave, në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit S. L., 24 vjeç dhe S. L., 18 vjeç (vëllezër), M. V., 18 vjeç, E. K., 18 vjeç, K. S., 18 vjeç, si dhe katër të mitur, tre prej tyre 17 vjeç dhe një 16 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Si pasojë e konfliktit, katër prej personave të përfshirë kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: S. L., 24 vjeç dhe S. L., 18 vjeç (vëllezër), M. V., 18 vjeç, E. K., 18 vjeç, K. S., 18 vjeç, si dhe për 4 shtetas të mitur (tre prej tyre 17 vjeç, tjetri 16 vjeç), të gjithë banues në Vlorë, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen “Lef Sallata”, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. 

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 4 nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët morën ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.