Berisha: E varfëra e Ramës, Mirlinda Kaçanaj me disa shtëpi e llogari bankare, Ergys Agasi me dhjetëra shtëpi, toka e pasuri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, është ndalur te zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet ndaj Mirlinda Kaçanaj.

Ai u fokusua veçanërisht te rasti i drejtoreshës së AKSH-it dhe persona të tjerë të përfshirë në hetim, duke theksuar kontrastin mes deklarimeve publike të mëhershme dhe informacionit që, sipas tij, ka dalë nga verifikimet paraprake.

Në fjalën e tij, Berisha renditi një sërë pasurish dhe asetesh që lidhen me këta individë, duke theksuar se transparenca dhe hetimi i plotë i këtyre rasteve janë thelbësore për të garantuar llogaridhënie dhe besim publik.

Ai u bëri thirrje institucioneve që të vijojnë hetimet dhe të zbardhin plotësisht çdo element të këtyre çështjeve.

Deklarata e plotë:

Pas kaq muajsh u kujtuan, u kujtuan se duhej bërë sekuestrimi i pronave të Ergys Agasit dhe të grupit kriminal. Dhe do më falni, po unë dua të lexoj ca gjëra këtu. Duhet të lexoj për shqiptarët, për qytetarët shqiptarë. se është shumë e rëndësishme të të mësojnë pak për pasurinë e të gjorës Mirlinda Kaçanaj, e cila sipas avokatit të saj Edi Rama, as makinë nuk ka dhe as nuk din t'i japë, i jep një shoferi për të, dhe se jeton diku në një apartament me qera. 
Sipas hetimit paraprak se s'është përfundimtar, rezulton se Mirlinda apo prestanomi i Lindës së Surrelit, ka apartament në rrugën ‘Dervish Hima’, kati i tetë, ka apartament, ka pasuri në rrugën e Kavajës, 73 m katror, tjetër apartament. Ka në Qerret vilë, një tjetër s'po e gjejnë se kujt është ajo e Palasës, ka dhe një ullishte 1500 m katror, ka dhe autoveturë, se nuk kishte as  veturë, thoshte Rama për të. Ishte e gjora ajo.
Ka autoveturë, po këtë duhet t'ia ka dhuruar Rama, e ka dhuratë nga Rama këtë autoveturë, prandaj s'ka, e quan si, pse ku e di ti që s'ka? Pra, modeli Tiguan, ka llogari bankare në BKT  
dhe një seri llogarish bankare në OTP Bank.
Kjo është o të dashur pensionistë, o të dashur qytetarë, e varfëra e Edi Ramës, e gjora.
Tani dua t'i dëgjoni pak edhe listën e pasurive të Edi Ramës apo prestanomes së Edi Ramës, Ergys Agasit. 
26.690 m katror pyll me një ndërtesë 3400, më falni, 346 m katror në Petrelë, Tiranë. 
Pyll me sipërfaqe 5288 m katror, ndërtesa 182 m katror me vendndodhje Petrelë, Tiranë. 
Pyll me sipërfaqe 5288 m nga kjo ndërtesë një katëshe, e thamë. 
Pasuri e llojit pyll me sipërfaqe 8959 m katror dhe ndërtesë me sipërfaqe 568 m katror në Qehaj, Tepelenë, Petrelë.  
Pasuri e llojit pyll me sipërfaqe 8260 m katror. Kë ka vila ky, ka shpërndarë ky, është do marrë pyll ndoshta vila, ky për vete si pasuri e llojit truall 406 m katror me ndërtesë në Lundër.
Pasuri e llojit arë, 10.300 m katror, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518 dhe sipërfaqe 400 m katror banesë. 
Pasuri e llojit ndërtesë me vendosje në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe totale 165 m katror.  Pasuri e llojit, apartament Durrës, pasuri e llojit, garazh Tiranë, apartament Tiranë, apartament Tiranë, apartament Tiranë, garazh, garazh. 
Shikoni nëpunësit funksionarët e Edi Ramës qytetarë.
Prisni.
Garazh, pasuri e llojit truall, truall, apartament, garazh, garazh, apartament, garazh, pasuri e llojit truall në ndërtesë Gjik, Vlorë. 
Automjet Land Rover Defender 2023. 
Subjekti EAS, llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT. 
Tani, këto janë pra, pasuritë, një pjesë e pasurive, se këtu s'kanë futur fabrikën e duhanit të blerë prej tij e shumë e shumë gjëra të tjera i kanë kursyer, të Ergys Agasit, i cili me datën 19 prill, shëtiste i shoqëruar nga dy makina policie, jo nga një. 
Dhe pasuritë e tij, pasuritë e tij hetohen, konfiskohen tre katër muaj. Ky vetë tre katër muaj pasi është shpallur në kërkim. 
Tani, Ermal Beqiri, kriminel i damkosur, njeriu i përdorur nga Edi Rama për të vjedhur 20 milionë deklarata tatimore të shqiptarëve nga viti 92 deri në datën e vjedhjes në vitin 2014. 
Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë, truall me vendndodhje në Hoxha Tasim, Tiranë.
Ndërtesë me truall numër pesë, fraksion tre. 
Truall dhe ndërtesë numër 38, 36, Rolling Hills, Tiranë. 
Apartament në Golem, Kavajë. 
Jaht, kishte dhe jahtin e që e staciononte tek vila qeveritare në Vlorë dhe shpesh njoftonin qytetarët që është bërë Rama me jaht. Ai në fakt paska qenë jahti i Ermal Beqirit. E lidhte aty se është një port i vogël, një kështu, është një liman i vogël për këto jahtet aty. 
Mjet lundrues jaht. 
Subjekti ESS SHPK, subjekti HSHPK, njësi shërbimi në rrugën Çerçis Topulli, automjete dhe motomjete sipas regjistrave, të gjitha llogaritë bankare në emër ti dhe subjekteve. 
I ka rënë shkurt këtu se nuk shkon gjatë e di kupton. 
Në ngarkim të personit në hetim janë edhe dy anëtarë të tjerë të grupit kriminal, mungon njëshi. 
Mungon numri një. Numri një i këtij grupi është Linda Rama. Asnjë fjalë, asnjë fjalë për Armand Frangun. 
Pengjet nuk janë marrë, janë marrë kryekëput për familjen Rama, në mënyrë që askush të mos guxojë t'i përzihet Edi Ramës në kopshtin e tij privat. 
Kam lexuar para shqiptarëve dokumentin në të cilin Geron Meçe denonconte dhe është i regjistruar, Linda Ramën si përcaktuese të fitimit të tenderave në tendave në AKSH, dhe dosja nuk u zhduk siç donte Rama, mbeti, është aty, por këtu nuk është bërë asnjë veprim.
Del se është, është gjobitë dhe një shtetase shqiptaro-gjermane po e kanë pa emër, 2 milion i kanë marrë asaj. 
Dhe harrova t'ju them, Mirlinda e gjora e varfra e Ramës, vetëm në një shishe ka marrë të futurat 200.000 euro, sipas dokumenteve, rryshfet.
Pra, siç e shihni, çdo ditë aferat korruptive të kësaj qeverie janë flagrante dhe kjo është një kushtrim i madh për qytetarët shqiptarë.