Mashtrimet me Call Center-at/ Shoqërohet një efektiv policie, të implikuar dhe efektivë të tjerë (EMRI)

Një efektiv policie është ndaluar me kërkesë të SPAK, në kuadër të një operacioni të gjerë për goditjen e një rrjeti Call Center, i inicuar nga autoritetet franceze dhe zhvilluar në bashkëpunim me SPAK.

Burime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bëjnë me dije se veprimi vjen në vijim të hetimeve për aktivitetin e këtij grupi të dyshuar, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.

Mësohet se agjenti i ndaluar, A.Berberi. punonte pranë komisariatit nr 1, dhe atij i është kontrolluar dhe banesa nga agjentët e BKH-së. 

Mësohet se bastisja është zhvillua në zonën pranë “Sami Frashërit” në Tiranë. 

Ka pasur sekuestrim te shumave te parave dhe prova të tjera materiale të rëndësishme për hetimin.

Sipas të njëjtave burime, ekzistojnë dyshime se në këtë rrjet mund të jenë të përfshirë edhe efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit.