Denoncimi për shpifje nga biznesmeni/ Deputeti i Ramës, Braçe paraqitet në GJKKO

Erion Braçe dhe Anduel Çekrezi janë paraqitur në GJKKO.

Biznesmeni ka bërë padi ndaj deputetit socialist dhe çështja po gjykohet

Deputeti Braçe, akuzoi pronarët e një tokë në Lushnjë si "mashtrues ordinerë" dhe "grabitës të tokës publike".

Ndërsa sipas investigimit të emisionit Piranjat në Syri tv, dokumentet zyrtare tregojnë një realitet tjetër.

Biznesmeni Çekrezi i është drejtuar organeve të drejtësisë për shpifjen e Braçes.