Hyrja e Shkodrës e shkatërruar, deputeti Hoti: Kjo është pamja që i ofrohet turistëve për sivjet
Deputeti Kliti Hoti ka denoncuar situatën e rëndë me hyrjen në Shkodër.
Sipas Hotit, hyrja e qytetit është e shkatërruar në prag të sezonit turistik dhe kjo pamje u ofrohet turistëve.
Postimi:
Në hyrje të Shkodrës, ende qëndrojnë inertet e ndërtesave të prishura që nga viti 2025.
Në prag të sezonit turistik, kjo është pamja që u ofrojmë vizitorëve: rrënoja dhe neglizhencë. Ndërkohë, propaganda vazhdon sikur gjithçka është në rregull.