‘Imazhi...’, gazetari për deputetët e PS: Këto diarre të verdha … është koha kur hajdutët bërtasin, kapni hajdutin
Gazetari Ilir Levonja ka reaguar ashpër me një postim në facebook pas deklaratave të deputetëve të mazhorancës se opozita po i prish imazhin Shqipërisë se denoncon vjedhjet e qeverisë Rama.
Duke ju referuar deputetes Iris Luarasi ai shkruan se, “kjo dhe soji i saj hapin lokale me paratë e Evropës, u japin kredi patronazhistëve, blejnë zgjedhjet, por këto e të tjera nuk ia ulin reputacionin Shqipërisë”.
“Nuk e di, shkruan Levonja, pse i ka me shumicë Shqipëria jonë këto viroza vezësh, këto diarre të verdha, por një gjë ua them me siguri, është bash koha kur hajdutët bërtasin, kapni hajdutin.
Postimi:
… sipas kësaj diarresë, shqetësimet e kuvendarëve të opozitës atje në Parlamentin Evropian, i paskan prishur imazhin Shqipërisë në Evropë. Kjo dhe soji i saj hapin lokale me paratë e Evropës, u japin kredi patronazhistëve, blejnë zgjedhjet, por këto e të tjera nuk ia ulin reputacionin Shqipërisë.
Po bën burg ish ministri i shëndetësisë se me lekët e Evropës hapi një resort dhe aty bënte ballot e këtyre, por kjo nuk ia prish imazhin Shqipërisë. Vetëm ankesat e opozitës ia prishkan dhe bëkan pis imazhin Shqipërisë.
Nuk e di pse i ka me shumicë Shqipëria jonë këto viroza vezësh, këto diarre të verdha, por një gjë ua them me siguri, është bash koha kur hajdutët bërtasin, kapni hajdutin.