Tjetër anije sulmohet në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare e Iranit godet tankerin me flamurin e Panamasë
Një anije e tretë është goditur këtë mëngjes në Ngushticën e Hormuzit, ka bërë të ditur kompania e inteligjencës detare Vanguard për BBC Verify.
Sipas raportimeve, anija e ngarkesave me flamur të Panamasë, MSC Francesca, është sulmuar rreth gjashtë milje detare larg bregut të Iranit, ndërsa po lundronte drejt jugut, duke dalë nga Ngushtica e Hormuzit dhe duke hyrë në Gjirin e Omanit.
Vanguard deklaron se anija është thirrur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe është urdhëruar të hedhë spirancën.
Sipas të dhënave të para, MSC Francesca ka raportuar dëmtime në trupin e anijes dhe në zonën e kabinave, ndërsa aktualisht nuk ka informacione të mëtejshme mbi gjendjen e saj apo ekuipazhin.