Jep dorëheqjen kreu i IMT-së në Durrës, Ilir Ngresi
Kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ilir Ngresi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas një takimi me kryetaren e bashkisë, Emiriana Sako.
Burime pranë bashkisë e lidhin dorëheqjen me ngarkesën dhe presionin e lartë që shoqëron funksionin, në një sektor ku ndërthuren konfliktet me interesat, përplasjet me qytetarët dhe përgjegjësitë e forta administrative.
Gjatë muajve të fundit, Ngresi u përball edhe me situata të forta kundërshtimi publik. Në shkurt, shkruan tch, ai u vu në qendër të reagimeve të banorëve të qendrës historike të qytetit, të prekur nga projekti TID Durrës, të cilët e akuzuan për firmën në shkresën që kërkonte largimin vullnetar nga banesat brenda afateve të përcaktuara.