Rama ‘tallava’ me naftën, rrit sërish çmimet për konsumatorët

Qeveria shqiptare vijon ‘telenovelën’ me çmimet e karburanteve në Shqipëri, teksa Bordi i Transparencës në vendimmarrjen e kësaj të mërkure, 22 prill vendosi të rrisë sërish çmimet.

Në vendimin e sotëm, Bordi vendosi të rrisë me 202 lekë/litër çmimin e naftës për qytetarët, ndërsa benzina kap shifrën e 176 lekë/litër.

Çmimet e reja pritet të hyjnë në fuqi mesditën e kësaj të mërkure, në orën 12.30, ndërsa vlefshëmria e tyre do të jetë deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

‘Bordi i Transparencës në datë 22 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora  12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes’, thuhet në njoftimin zyrtar të Bordit të Transparencës.

‘Tallavaja’ e qeverisë shqiptare me çmimet e hidrokarbureve, si për ironi ndodh në një kohë kur qeveritë e vendeve të rajonit dhe ato të BE-së, ndihmojnë qytetarët e tyre me uljen e akcizës së naftë apo edhe ndihma të tjera, në mënyrë që të mos rëndojë buxhetin e konsumatorit.

E gjithë tallja që autoritetet bëjnë me qyetetarët shqiptarë mund të përmbildhet fare qartë në vetë njoftimin e institucioneve, si më poshtë:

‘Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Në mbledhjen e fundit të Bordit të Transparencës, më 18 prill, nafta do të tregtohej me 197 lekë/ litër.