Alarm në Ngushticën e Hormuzit/ Dy anije tregtare qëllohen brenda pak orësh, njëra goditet rëndë nga IRGC

Dy anije tregtare janë vënë nën zjarr në Ngushticën e Hormuzit, në dy incidente të ndara të raportuara nga Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Në sulmin e parë, anija me kontejnerë “Epaminondas”, në pronësi të një kompanie greke, është qëlluar nga një gomone e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Sipas UKMTO-së, sulmi ka shkaktuar dëme të rënda në urën e komandimit të anijes.

Në sulmin e dytë, një tjetër anije tregtare është qëlluar rreth tetë milje detare në perëndim të Iranit. Ajo është ndalur në det, por nuk ka pësuar dëme dhe ekuipazhi është në gjendje të sigurt.

UKMTO thotë se zona po përjeton aktivitet të lartë detar dhe u kërkon anijeve të raportojnë çdo lëvizje të dyshimtë, ndërsa incidentet rrisin tensionet në një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit ndërkombëtar.