Kur Rama nga 'Skënderbe' u bë në 'Hamza?' - Hitaj: Pasi e shkarkoi apo ka qenë, Spiropali të përgjigjet

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, analizoi lëvizjet e Elisa Spiropalit. Ish-ministrja për Punët e Jashtme, sulmoi pak ditë më parë kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se e ka kthyer Partinë Socialiste në një parti drejtoresh ndërkohë ka nisur takime me socialistë. 

Hitaj e sheh me rezerva qëndrimin e Spiropalit duke kujtuar një precedent të 2012, kur kjo e fundit u tërhoq nga kritikat ndaj Ramës pas disa negociatave të fshehta me kryetarin e PS-së.

Hitaj thotë se Spiropali duhet të dalë para gazetarëve për të bërë të qartësuar qëndrimin e saj dhe aq më tepër t’i përgjigjet pyetjes se: Kur Rama, Skënderbe u bë Hamza: Pasi e shkarkoi zonjën Spiropali, apo ka qenë më herët?

Arbër HitajNë qoftë se flasim për lëvizjen që bën zonja Spiropali, është një lëvizje që, nëse zoti Rama, do të dojë ta shuajë, e ka shumë të lehtë.

Pra mjafton të ofrojë një post dhe aty do të duket vërtet sa serioze është kjo lëvizje që bën zonja Spiropali.

Që të themi që zonja Spiropali i bën këto sepse ka një rakordim me ndërkombëtarët, unë nuk e besoj. Sepse do ishte jashtë logjikës që një qeveri si qeveria gjermane të mbështeste një faktor brenda kampit të majtë, ndërkohë që një mbështetje e hapur, pa aprovimin e zotit Rama, do t'ia bënte akoma më të vështirë.

Sepse zoti Rama e ka deleguar çështjen Spiropali, e ka deleguar te Taulant Balla. Dhe shumë mirë mund të thotë në fund të sesionit parlamentar, që vjen për dy-tre muaj,  ka shkelur rregullat e partisë dhe do ta përjashtojmë nga partia.

Pra një individ, si zonja Spiropali, po të mos ketë edhe logon e Partisë Socialiste, mund të ketë faktorin ndërkombëtar nga mëngjesi në darkë, po e ka të pamundur që të marri, qoftë të marri partinë është një fjalë e madhe, por të fillojë një lëvizje të tillë.

Edhe Blushi për shembull, ka qenë një sfidë e vërtetë që kishte zoti Rama në atë periudhë kohe. Blushi mori dy deputetë në atë periudhë kohe. I mori dhe zonjën Hafizi. Pra ishte vetë ai, mori dhe zonjën Hafizi, ndërkohë që Partia Socialiste në atë periudhë kohe kishte 66 mandate. Se aq doli në 2013-ën, se ishte me LSI-në. Dhe i ikën dy mandate. Pra ka qenë shumë serioze si lëvizje, por u shua me kalimin e kohës. Ndërsa zonja Spiropali nuk e shikoj një gjë të tillë ende.

Po ju them një episod, një përplasje të tillë zonja Spiropali e ka patur më herët dhe me zotin Rama në vitin 2012. Kam qenë gazetar terreni në atë periudhë kohe dhe më kujtohet shumë mirë. Kur u bë fuzioni G99 me Partinë Socialiste në mbledhje kryesie, Erjon Veliaj në atë kohë u zgjodh sekretar për rininë dhe emigracionin. Zonja Spiropali ishte te FRESSH-i, patën përplasje në mbledhjen e kryesisë, zoti Ruçi iku nga mbledhja, pati debate, Arta Dade, kritike ndaj, ndaj zotit Rama. Flasim për pesha të rënda, zonja Leskaj e të tjerë. Dhe zonja Spiropali dha një intervistë shumë kritike ndaj Ramës, kam qenë te News24. Dhe dhe kaluan dy ditë, e thirri zoti Rama, bën negociatat, bën ato diskutimet me njëri-tjetrin dhe zonja Spiropali doli në deklaratë dhe tha, e kanë ngatërruar mediat.

Dhe ne shikonim njëri-tjetrin. Ore e krijuam ne apo e tha vetë? Pra që do të thotë, ka treguar që bën pas. Ka treguar që bën, nuk po them fjalën pazar, por bën negociatë.

Ka shmangur llogaridhënien. Unë do doja më shumë qartësi nga ana e saj. Dhe mbi të gjitha, të dali para gazetarëve dhe të na thotë, kur i tha Skënderbeu, e kishte seriozisht. Kur u prish zoti Rama? Kur u bë Hamza, u bë pasi e shkarkoi zonjën Spiropali, apo ka qenë më herët? Kur ka filluar kjo prishje e demokracisë në PS? Përse edhe për zonjën Balluku, nuk shkoi fare në votim."