Pranvera rrit rastet e alergjive në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes
Stina e pranverës ka sjellë një rritje të rasteve të alergjive sezonale në qytetin e Elbasanit dhe në rrethinat e tij. Rritja e temperaturave dhe shtimi i rrezatimit diellor gjatë muajit prill kanë bërë që një numër i konsiderueshëm pacientësh të paraqiten çdo ditë në qendrat shëndetësore për të marrë ndihmë mjekësore, kryesisht për shkak të alergjive të shkaktuara nga poleni i luleve dhe pluhurat.
Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për personat që kanë histori të mëparshme alergjish.
“Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për personat që kanë histori alergjish.”
Alergjitë, sipas mjekëve, mund të sjellin komplikacione nëse nuk trajtohen në kohë.
Më të rrezikuar janë fëmijët dhe të moshuarit, të cilët shpesh i ngatërrojnë simptomat me virozat e zakonshme.
Sipas specialistëve, problem mbetet identifikimi i saktë i shkaktarit të alergjisë, pasi në këtë periudhë faktorët janë të shumtë dhe të ndryshëm.
Mjekët këshillojnë shmangien e qëndrimit në vende me përqendrim të lartë lulesh dhe poleni, si dhe kujdes të shtuar në ambiente të hapura.