Ushqimi që japonezët hanë çdo ditë dhe mbron shëndetin e zemrës
Një nga ushqimet që japonezët konsumojnë shumë shpesh dhe që lidhet me shëndetin e zemrës është peshku, sidomos peshku i yndyrshëm si salmoni, skumbria dhe sardelja. Ky ushqim është pjesë e rëndësishme e dietës tradicionale japoneze.
Pse peshku është kaq i shëndetshëm
Peshku përmban acide yndyrore omega-3, të cilat ulin inflamacionin në trup, ndihmojnë në uljen e presionit të përmirësojnë kolesterolin dhe reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Kjo është një nga arsyet pse popullsia japoneze ka ndër normat më të ulëta të sëmundjeve kardiovaskulare në botë.
Jo vetëm peshku, por i gjithë modeli i dietës japoneze ndihmon zemrën.
Dieta përfshin shumë perime dhe alga deti, ushqime të fermentuara si miso ose natto, oriz si bazë e vakteve dhe çaj jeshil të pasur me antioksidantë.
Këto ushqime janë të pasura me fibra, minerale dhe antioksidantë që mbrojnë sistemin kardiovaskular.