Dhuna e paprecedentë në protestë/ Zeneli: Skenar i Ramës për mos pasqyrimin e Kryeministrisë në flakë
Protesta e shtatë kombëtare e opozitës, e thirrur kundër qeverisë së Edi Rama dhe korrupsionit qeveritar, u zhvillua në kryeqytet mes një pjesëmarrjeje masive qytetare dhe një dhune disproporcionale nga policia.
I ftuar në emisionin “A Krasta Show”, redaktori i Syri.net, Ardit Zeneli, u shpreh se protesta ishte pjesë e një serie manifestimesh të opozitës që janë karakterizuar nga qëndrim paqësor. Ai theksoi se strategjia e opozitës, e udhëhequr nga Sali Berisha, ka qenë organizimi i protestave paqësore, pavarësisht tensioneve politike.
Sipas Zenelit, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht pranë selisë së Partisë Demokratike dhe më pas u drejtuan drejt institucioneve qendrore, ku u mbajtën fjalimet kryesore. Ai e cilësoi pjesëmarrjen si masive dhe një përgjigje të fortë ndaj thirrjes së opozitës.
Pas përfundimit të fjalimeve, situata u tensionua për disa minuta, kur një pjesë e protestuesve përdorën flakadanë dhe fishekzjarre për të shprehur indinjatën e tyre. Sipas edhe raportimeve të mediave, nuk pati rrezik për jetën e efektivëve apo të qytetarëve, ndërsa ndërhyrja e forcave speciale çoi në shpërndarjen e turmës dhe arrestimin e disa personave.
Zeneli ngriti gjithashtu shqetësime për përdorimin e forcës nga policia, duke e lidhur situatën me zhvillime më të gjera politike dhe me mungesën e reagimit institucional ndaj incidenteve të mëparshme. Ai përmendi edhe mungesën e kryeministrit Rama në vend gjatë protestës, duke u shprehur se ngjarja kishte edhe një dimension ndërkombëtar në pasqyrimin mediatik.
Zeneli:
Tani dua të theksoj pak si fillim që kjo është protesta e shtatë kombëtare e organizuar e thirrur nga opozita kundër ku kërkohet largimi i Edi Ramës apo e kundra korrupsionit nga ana e Belinda Ballukut. Dhe duhet thënë që në të shtata këto protesta, opozita nuk është përfaqësuar asnjëherë nga dhuna në këto protesta.
Po duke ju referuar edhe eksperiencave të mëparshme, kjo është e vërtetë mbase deri diku po dyshoj se Berisha e ka theksuar këtë gjë faktikisht, strategjia e opozitës dhe e Berishës në këtë rast ka qenë qëndrim paqësor, protestë paqësore përballë narko-regjimit të Edi Ramës.
Edhe në këtë rast edhe thirrja e Berishës atë ditë ishte protestë paqësore por me dinjitet, e cilësoi. Dhe në këtë rast duhet të theksojmë që këtu jemi tek fillimi, është ora rreth orës 6:30 ku policia ka marrë masat edhe ka pozicionuar efektivët. Këtu ndodhemi në krah të kuvendit.Në të shtata nuk ka ndodhur, por tek dy protestat e fundit shohim që ka një shtim të masave nga ana e policisë për të izoluar pothuajse gjithë perimetrin rreth kryeministrisë, bllokut, parlamentit.
Në këtë rast kemi dhe një prononcim të një turistje të huaj që ishte e shqetësuar nga dhuna që po ushtronte policia ndaj protestuesve dhe duke i kërkuar dhe llogari në protestën e fundit.
Këtu ndodhemi te selia e PD-së. Nga ora 7 deri në 7 deri në orën 7:30 atëherë është bërë grumbullimi i gjithë protestuesve, edhe Berisha është në turmë, edhe ka filluar më pas edhe fjalimi i folësve në protestë. Duhet thënë që ishte një protestë me pjesëmarrje masive. Nga pamjet që kemi, njerëzit ju përgjigjën sërish.
Jemi mësuar tashmë me propagandën që sa herë ka të njëjtin qëndrim qoftë edhe kur ka masivitet më të lartë të numrash apo edhe në këtë rast për mua ishte një protestë e kënaqshme që njerëzit janë përgjigjur opozitës.
Krasta: Pjesa kryesore e dhe dua ta dua ta lexoj protestën e opozitës jashtë emocionit Po po. politik. Domethënë dua ta lexoj si një aktivitet i marrë në analizë gati në e provetë. Në këtë rast kjo që shohim është ajo që shohim, pastaj vlerësimet janë të tjera. Mbas këtij momenti ndodhin fjalimet apo jo?
Zeneli: Po, erdhën, ka ndodhur fjalimet e folësve që ishin të programuar, kjo ka zgjatur diku tek rreth orës, domethënë deri diku tek ora 8 e 8 e pak, 8 e çerek. Nga ora, po të kalojmë te fotot e folësve.
Nuk ishte një numër i lartë i folësve që ishte menduar mirë. Shumë specifik për hallet edhe problemet e shqiptarëve të përhershme.
Ky është dhe momenti kur ka mbaruar pothuajse zoti Sali Berisha fjalimin e tij. Dhe në atë moment pastaj njerëzit kanë filluar kanë shprehur indinjatën e tyre nëpërmjet flakadanëve edhe fishekzjarreve. Duhet theksuar që në asnjë moment nuk është vënë në rrezik jeta e efektivëve të policisë apo e personave që merreshin me ruajtjen e institucioneve. Aty është goditur vetëm tullat si i thonë apo betoni, gurët e kryeministrisë. Ndërkohë që kjo kjo indinjatë e shprehur nuk zgjati më shumë se, nuk u lejua nga ana e policisë më shumë se dy-tre minuta të zgjaste dhe aty kemi pasur pastaj një mësymje të forcave speciale.
Kjo ishte për herë të parë faktikisht që një forcë grupi i armatosur të futet brenda turmës me qëllim shpërndarjen e turmës edhe arrestimin e personave.
Opozita e ka ka filluar denoncimin me emra dhe me foto.
Unë e shoh situatën e tillë faktikisht. Kam bërë nëpërmjet reagimit tim në Facebook këto ditë, kam bërë përtej pjesës së Aulonit, goditjes ndaj Aulonit. Duhet parë pak edhe në aspektin ndërkombëtar ky moment. Edi Rama nuk ndodhej në Shqipëri, nga ato që po lexojmë edhe po marrim vesh në mediat e huaja, kanë qenë disa vizita jashtë shtetit të Edi Ramës. Ka qenë një samit anti-Trump në Barcelonë, që ky e ka fshehur, nuk e ka deklaruar. Domethënë unë dua ta lidh pak çdo gjë. Protestat janë pak, kanë marrë gjithmonë një vëmendje pasqyrim nëpër mediat botërore, protestat e opozitës të organizuara.
Edhe kjo e fundit u pasqyrua. U pasqyrua, edhe qëllimi, qëllimi mendoj unë, një nga qëllimet e Ramës për çfarë e ka detyruar, e ka urdhëruar policinë të hynte në turmë ishte fotot apo momentet me flakë edhe zjarr edhe tym që mund të pasqyroheshin në mediat e huaja.
Domethënë një qëllim ndoshta kaq edhe i vogël, kaq edhe banal, ndoshta mund të jetë edhe arsyeja e gjithë asaj mësymje që bëri policia. Do ta quaj edhe si fitore Pirros në këtë rast të Ramës, se ndoshta vërtetë e izoloi protestën në atë moment, por që këtu ka filluar të legjitimohet edhe dhuna ndaj deputetëve faktikisht. Në protestat e mëparshme kemi parë deputetë të dhunuar nga policia, qoftë me spray apo qoftë edhe me goditje me shkopa gomash edhe nuk kemi parë asnjë lloj reagimi nga ana e institucioneve ligjzbatuese kundrejt këtyre policëve. Kemi, është legjitimuar gati edhe dhuna ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, ku protesta para kësaj është sulmuar në mënyrë, të themi si asnjëherë më përpara, me ujë, me piper, saqë është detyruar të largohet nga protesta dhe të rikthehet sërish.