Del FOTO e 33-vjeçarit në Memaliaj, policia: Autori u arratis...
Ky që shihni në foton e mësipërme është 33-vjeçari Endri Goxhaj, i cili u vra mbrëmjen e sotme pas një konflikti në qendër të qytetit të Memaliaj.
Lidhur me ngjarjen Policia ka dhënë njoftimin zyrtar, ku bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:50, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi Dario Nela, 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxhaj, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.