'Ortakët fundorë të paqartë...'/ Lika: Pa eksperiencë bankare, si u licencua ‘Jet Bank’ nga BSH?
Një bankë e re online, “Jet Bank”, e cila ka nisur një fushatë agresive marketingu në të gjitha mediat shqiptare, është vënë në qendër të dyshimeve të forta për pastrim parash dhe lidhje me skemat e mashtrimit “call center”.
E ftuar në emisionin “Task Force” të moderuar nga Sonila Meço në SYRI TV, ekspertja e ekonomisë Meri Lika theksoi mungesën e aksesit fizik për qytetarët si një problem serioz. Sipas saj, modeli pa sportele e bën të vështirë zgjidhjen e problematikave që mund të lindin gjatë përdorimit të shërbimeve bankare.
Ajo ngriti gjithashtu shqetësime mbi procedurat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë, duke theksuar se ligji kërkon identifikimin e plotë të ortakëve përfitues, shmangien e strukturave të paqarta në juridiksione të dyshimta dhe praninë e një historie të konsoliduar në menaxhimin bankar.
Sipas Likës, fakti që të gjitha kompanitë pjesë e strukturës janë krijuar rishtazi dhe mungesa e eksperiencës së mëparshme në sektor, përfshirë edhe vetë Avishai, i cili ka operuar kryesisht në tregje si Forex, e bëjnë të diskutueshëm vendimin për dhënien e licencës.
Lika nënvizon se kriteret bazë për krijimin e një banke përfshijnë eksperiencën në menaxhim bankar, një strukturë të shpërndarë pronësie dhe reputacion të mirë të ortakëve. Në rastin e “Jet Bank”, këto elemente, nuk rezultojnë të përmbushura plotësisht, duke shtuar nevojën për transparencë dhe verifikim më të thelluar institucional.
Lika:
Nëse kemi një problem me bankën, ne kemi një sportel ku duhet të shkojmë. Ku mund të shkojmë. Ndërsa në këtë bankë ne nuk kemi asnjë sportel ku mund të shkojmë për çdo problem që mund të ketë personi që do hapë një llogari në këtë bankë.
Pa folur pastaj për kushtet e tjera. Domethënë që takimi që do ketë qytetari me këtë bankë nuk do jetë real, sepse ti nuk ke mundësi që të shkosh të sqarosh një problematikë apo një llogari, apo një pagesë apo gjithçka që mund të kryesh, operacion që mund të kryesh në këtë bankë. Pastaj të kalojmë tek procedura që është ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë, në bazë të ligjit dhe rregulloreve të saj që ka, ka disa kritere që duhet të plotësojnë. E para njëherë dhe më e rëndësishmja është që personat që janë ortakë fundorë të bankës, duhet të jenë të gjithë të njohur njëherë, e para.
Nuk duhet të ketë nëpër vende ku janë parajsa fiskale, ku nuk merret vesh se kush është pronari i fundit. Dhe asnjëherë nuk mund të jetë një pronar përfitues i vetëm, duke qenë se ai duhet të ketë sigurinë, duhet të japë siguri që dhe nëse ai nuk është, banka do të vazhdojë. Por këtë siguri nuk mund ta japë vetëm një person, siç e ka banka Jet Bank, e cila ka përfituesin fundor në ekstraktin e pronarit përfitues në Shqipëri, është Idan Avishai, 100%.
Shoqëria fillon me Jet Holding në Hollandë, e cila është krijuar në 2024-ën. Tjetra kjo Konstadore, edhe kjo është krijuar në 2024-ën. Domethënë këto janë firma të gjitha të krijuara 2024-2025. Dhe Konstadori e ka 71%. Pjesën tjetër, 28% e përbëjnë disa firma izraelite, të cilat kanë një kapital që është shumë i papërfillshëm
Don Albania Holding e para, në Hod Hasharon dhe e ka 1856 euro. Ori LTD, edhe kjo është në në Izrael dhe kjo. Jebo gogo LTD, edhe kjo këtu në Izrael. Kjo e ka 2452 euro. Tjetra e kishte 1288 euro. Natan Laurenc, ky e ka 2452 euro kapital, pjesën e kapitalit. Dhe tjetra është Israel Albania Holding, 6192 euro. Këto janë pesë shoqëri të krijuara plus këto të dyja të tjerat, njëra që është kjo Konstadori që është në Qipro dhe Jet Holding që është në Hollandë, që të tëra këto shtatë shoqëritë janë krijuar vetëm për të bërë këtë bankën në Shqipëri.
Këto nuk kanë asnjë bazë dhe asnjë CV të mëparshme, që është një nga kriteret kryesore të Bankës së Shqipërisë për krijimin e një banke, e cila duhet të ketë, ajo që do krijojë një bankë duhet të ketë një historik që ka pasur menaxhim të një banke, përveç kapitalit që duhet të ketë. Kjo shoqëri mund të themi pa frikë që e ka derdhur 10 milionëshin e saj të kapitalit, 10 milionë euro, është e vërtetuar në dokumentacione, por nuk ka asnjë eksperiencë të mëparshme, asnjë nga këto shtatë shoqëri që të kenë menaxhuar një bankë më përpara. As zotëria Idan Avishai, nuk ka qenë asnjëherë një njeri që të jetë marrë me banka.
Është marrë vetëm me Forex dhe me investime të tilla, por jo me menaxhime të bankave. Dhe këto bëjnë shumë të dyshimtë aprovimin që i ka bërë Banka e Shqipërisë.
Tani janë disa kritere, por më kryesoret janë që duhet të ketë eksperiencë banka në menaxhim banke, nuk mund të jetë një ortak i vetëm, përfundimtari dhe duhet të ketë kapitalin plus që ortakët e shoqërisë duhet të kenë reputacion të mirë.
Hyn në përgjithësi të gjithë ortakët e shoqërisë. Dhe këta duhet të kenë besueshmëri. Unë nuk shikoj tek asnjë nga shtatë përfituesit, se këta janë shtatë përfituesit, që ka shumë mundësi edhe tek këto pesë shoqëritë që janë në Izrael, se është më e çuditshme, janë të gjitha në një adresë, shumica e tyre janë në një adresë, ca janë në një qytet, disa janë, dy janë në një qytet, tre janë në qytetin tjetër. Ka shumë mundësi që të jenë të gjitha të një personi i vetëm. Përderisa ky është 100% përfituesi, mendoj që edhe këto.