Emër i ri në listën e dëshirave të Milanit, Igli Tare monitoron sulmuesin e Atletikos

Milani po shikon për të përforcuar sulmin gjatë merkatos së verës.

Igli Tare duhet të dërgojë emrin e duhur në ekip, pasi reparti ofensiv ka zhgënjyer.

Një emër i ri doli në pah nga “La Gazzetta dello Sport”. Bëhet fjalë për Aleksandër Sorlot, norvegjezi që luan me Atletiko Madrid.

Sulmuesi është treguar edhe në radarin e Barcelonës. Sezoni i Sorlot është parë si mbresëlënës, pasi regjistron 17 gola në të gjitha kompeticionet.

Për të blerë kartonin e tij, Atletiko shpenzoi te Villarreali plot 32 milionë euro.

Nëse do të ketë tratativa serioze, interesante do të jetë edhe shifra që do ofrojë Milani.