'Refuzohet nisma e PL për uljen e naftës'/ Xhixho: Shqipëria e 9-ta në botë për çmimin më të lartë të naftës

Zëvendëspresidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një video nga fjala e saj në Komisionin e Ekonomisë.

Duke e shoqëruar videon me mesazhin: “ Asgjë surprizë edhe në komisionin e ekonomisë. Rrëzuan me forcën e kartonit projektligjin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës”, Xhixho ka kritikuar ashpër vendimmarrjen e 'forcës së kartonave' sic e quan ajo.

Sipas saj, Shqipëria renditet aktualisht e nënta në botë për çmimin më të lartë të naftës, ndërsa mbi 60% e këtij çmimi përbëhet nga taksat.

Në reagimin e saj, ajo thekson gjithashtu se çmimet e produkteve të shportës janë rritur me rreth 50%, duke akuzuar qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të mbështetur qytetarët përballë rritjes së kostos së jetesës.

Xhixho:

 Asgjë surprizë edhe në komisionin e ekonomisë .
Rrëzuan me forcën e kartonit projektligjin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës .

Sot renditemi të 9-tët në botë për çmimin më të lartë të naftës, ndërsa mbi 60% e këtij çmimi përbëhet nga taksat.

Ndërkohë, çmimet e produkteve të shportës janë rritur me rreth 50%, dhe kjo qeveri NUK merr ASNJË MASË për të mbështetur qytetarët.