Banorët e disa fshatrave në Lezhë, pa energji elektrike prej mëngjesit

Disa zona të Lezhës, përfshirë ishull Shëngjinin, kanë mbetur pa energji elektrike që prej orëve të para të mëngjesit, për shkak të një defekti në rrjet.

Burime zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëjnë me dije se shkaku i ndërprerjes është një avari në fiderin e Kallmetit, e cila ka sjellë mungesë energjie në disa zona të qarkut.

Problemi vijon të jetë ende i pazgjidhur, ndërsa ekipet teknike po punojnë në terren për rikthimin e furnizimit me energji.

Deri më tani, nuk ka një afat të saktë se kur do të normalizohet situata për qytetarët e prekur.