Kritikat e Trump? – Meloni: Guxim do të thotë të thuash atë që mendon!
Teksa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ashpërsuar tonet dhe kritikat ndaj kryeministres së Italisë, Georgia Meloni, kjo e fundit shprehet se nuk është e mërzitur pas shigjetimit nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Në përgjigje të interesit të medieve italiane, Meloni tha se kritikat ndaj saj nga ana e Presidentit Trump, ishin të pritshme, por shtoi se ‘marrëdhënia jonë historike me SHBA-në nuk ka ndryshuar’.
Por pavarësisht kësaj, thekson Meloni, guximi është të thuash atë që mendon edhe kur nuk je dakord.
"E prisja. Por mendoj se kjo nuk duhet t'i ndalojë njerëzit të shprehin mendimin e tyre, edhe kur nuk janë dakord. Miqësia përbëhet nga kjo, guximi përbëhet nga kjo. Kjo qartësisht nuk do të thotë të vëmë në pikëpyetje marrëdhënien tonë historike me SHBA-në. Miqtë të japin një dorë, madje dhe ndoshta veçanërisht kur të thonë se nuk janë dakord.", u shpreh Meloni.