U shpërthen granata, plagosen dy persona në një fshat të Tepelenës, njëri në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë këtë mesditë.
I ka shpërthyer granata në dorë një djali në fshatin Mamaj të bashkisë Tepelenë.
Ai mësohet se është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës.
Burimet shpjegojnë se është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi granata dyshohet se i ka dëmtuar shumë rëndë duart. I plagosuri i dytë sipas bluzave të bardha ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë.
I plagosur bashke me të ka mbetur edhe një person tjetër.
Të plagosurit janë identifikuar sai Lisjen Shehu 34 - vjeçar dhe Xhuljano Sala, 28 - vjeçar, të cilët po sillen për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.