Muzeu Kombëtar 'për fasadë', historia e Shqipërisë e lënë në harresë ndërsa turistët drejtohen te muzet private

Nga Eva Kushova

U rregullua fasada e Muzeut Kombëtar. Shumë bukur, veç për foto. 

Ndërkohë turistët, shkollat, rrinë në radhë për muzeun privat Bunkart (që të ardhurat nga biletat i mban për vete, jo për shtetin).  

Më gjeni një vend europian, që historinë e vet të lashtë, mijëra vjeçare, e mbyll në kuti kartoni, për 5 vjet e më shumë.Ndërkohe të huajt e femijët vazhdojnë të mësojnë historinë e komunizmit, si ne e spiunuam njeri-tjetrin, si vramë njeri tjetrin.

Se sa të lashtë jemi, sa shume i kemi sjellë njerëzimit, nuk ka rëndësi fare. 

Edukojmë një brez pa histori dhe pa krenari për identitetin e tyre, ndërsa turistët nuk e kuptojnë kurrë kush kemi qenë, e kush jemi.