Dëshmia e shqiptarit për Ramën në Gjykatën britanike/ Këlliçi: Lidhjet me krimin janë aq të forta sa s’i mban dot të fshehta!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me dëshminë e kriminelit të dyshuar shqiptar në Gjykatën britanike ku tregoi për lidhjet me krimin të kryeministrit Edi Rama dhe Taulant Ballës, e cila u raportua edhe nga Syri.Net.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se sërish del emri i Ramës në Gjykatë ndërkombëtare, këtë herë, sipas tij, për vrasje me porosi.

Edhe pse përpiqet t’i mbajë të fshehta lidhjet e tij me krimin,  Këlliçi thotë se Rama nuk do t’ia dalë t’i fshehë më lidhjet aq të forta me bandat, tashmë të ndërkombëtarizuara.

'Nëse këtu kontrollon gjithçka, këto afera të rënda dalin gjithsesi në mediat e huaja e në sallat e gjyqit, sa në Neë York, sa në Florida, sa në Belgjikë apo Angli!', përmbyll reagimin deputeti i PD.

Statusi

Prapë del emri i Ramës në Gjykatë ndërkombëtare! Këtë herë për vrasje me porosi!!!

Në një gjyq në Angli ku një shqiptar me rekorde kriminale po kërkon të mos ekstradohet, del emri i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Sipas shkrimit të gazetës së njohur britanike, shqiptari ka dëshmuar se kundërshtarët e tij kanë kryer vrasje me porosi të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është:

Si ka mundësi që për krime të rënda deri tek vrasjet e për lidhje të errëta del sërish emri i Edi Ramës?

Del emri i tij në dosjen dhe në gjyqin e McGonigal.

Del emri i tij në çështjen e Roni mashtruesit, në gjyqin në Florida.

Del emri i tij në gjyqin e banditëve në Bruksel.

Po emri i tij përmendet për samitin e krimit në Aruba, nga shkrimtari italian.

Emri i tij për pritjen në zyrë të njeriut të kartelit famëkeq Sinaloa.

Si ka mundësi? Të gjitha rastësi?!

E vërteta është ajo që shqiptarët dinë. Se Edi Rama ka lidhje me krimin, ndan pushtet me krimin dhe madje ka koordinator për krimin.

Lidhjet janë aq të forta sa nuk i mban dot të fshehta.

Nëse këtu kontrollon gjithçka, këto afera të rënda dalin gjithsesi në mediat e huaja e në sallat e gjyqit, sa në Neë York, sa në Florida, sa në Belgjikë apo Angli!