Berat/ Goditet grupi kriminal, 3 të arrestuar për shitje kokaine

 

Në Berat është finalizuar një operacion antidrogë i koduar “Prova”, pas një hetimi 6-mujor, ku policia ka goditur një grup të dyshuar për shitjen e lëndëve narkotike të forta, kryesisht kokainë.

Në kuadër të aksionit janë arrestuar tre persona: S. S., 46 vjeç; A. A., 30 vjeç; dhe T. B., 38 vjeç, si dhe është ekzekutuar masa “arrest në shtëpi” për K. S., 18 vjeç.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, 7 celularë dhe një automjet i përdorur në aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i Policisë:

Berat/Si rezultat i një hetimi 6-mujor, finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Prova”.

Goditet një grup kriminal që shiste droga të forta, në Berat.

Vihen në pranga 3 pjesëtarë të grupit. 
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër pjesëtar.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike Kokainë, 7 celularë dhe 1 automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi të kryer për 6 muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të cilët në mënyrë të organizuar, shitnin droga të forta, në doza, në Berat, finalizuan operacionin e koduar “Prova”.

Në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, u ekzekutuan në bashkëpunim me forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”:
-masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. S., 46 vjeç, A. A., 30 vjeç dhe T. B., 38 vjeç;
-masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin K. S., 18 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Çlirim”.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se 4 shtetasit siguronin dhe shitnin në doza, lëndë narkotike (kryesisht Kokainë), në lagje të ndryshme të qytetit.
Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre, si dhe në automjetin e 46-vjeçarit, u gjet sasi lënde narkotike Kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.