Gjendet një varr i dëmtuar në Lushnje

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku dyshohet se janë vjedhur eshtrat e një personi të ndarë nga jeta prej 17 vitesh.

Kanë qenë punonjësit e shërbimeve të bashkisë që e kanë zbuluar mëngjesin e sotëm varrin e hapur që i përkiste një gruaje të ndarë nga jeta 17 vite më parë dhe kanë njoftuar policinë.

Pasi është bërë kqyrja e varrit është kuptuar se nuk ka pasur lëvizje kockore. Eshtë hapur një gropë e vogël në anë të varrit, por nuk është dëmtuar asgjë. Dyshohet se autor është një person me aftësi të kufizuara mendore i cili ka sjellë vazhdimisht problem me varrezat e qytetit