Taksa mbi karburantet që ‘zhvat’ qytetarët - Sejdarasi: Asnjë institucion s’e di ku shkojnë 250 milionë euro!
Çmimet e larta të karburanteve vazhdojnë të rëndojnë xhepat e qytetarëve, porse përfituesi më i madh nga kjo situatë duket se është vetë qeveria.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, gazetari Bardhi Sejdarasi shprehet se sistemi unik dhe i ndërlikuar i taksimit në Shqipëri bën që shteti të arkëtojë shuma marramendëse, duke e bërë vendin një rast unikal në Europë dhe më gjerë. Pavarësisht çmimeve stratosferike, shqiptarët jo vetëm që nuk heqin dorë nga blerja e naftës, por importi i makinave, sidomos atyre me naftë, ka shënuar rritje rekord.
Sipas Sejdarasit, ky fenomen ndodh ndërkohë që sistemi fiskal shqiptar aplikon një skemë të veçantë, ku Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) aplikohet mbi një sërë taksash të tjera, përfshirë akcizën dhe taksën e karbonit. Kjo e fundit ka pësuar një rritje drastike, nga 7 lekë në 27 lekë për litër, duke gjeneruar rreth 250 milionë euro të ardhura vjetore, destinacioni i të cilave mbetet i paqartë.
Vetëm nga rritja e fundit e çmimeve, llogaritet se qeveria ka përfituar rreth 11 milionë euro shtesë në harkun e një muaji. Ky sistem taksimi e bën Shqipërinë jo konkurruese me vendet e rajonit.
Për gazetarin, skema e taksimit përmban edhe anomali të tjera, siç është aplikimi i taksës së qarkullimit edhe për peshkatarët, të cilët nuk përdorin rrugët, apo taksimi i dyfishtë i qarkullimit, që paguhet si në çmimin e naftës, ashtu edhe gjatë kontrollit teknik të mjetit.
Marsi shënon edhe muajin e importit më të lartë të makinave, 15% më shumë sesa marsi i vitit të kaluar. Pra kemi rreth 7890 e ca makina të importuara, pikërisht makina që punojnë, 90% e tyre në Shqipëri punojnë me naftë, me lëndën e parë që përmend. Nuk shkon më shumë se 10%, është shumë më pak se sa 10% makinat elektrike, por vazhdojmë të kemi makina me naftë, 77% shkojnë me naftë, 20% shkojnë me benzinë dhe pjesa tjetër ishin makina elektrike. Sigurisht tendenca është në rritje e makinave elektrike, por dhe makinat elektrike kanë ato problemet e tyre, sepse realisht pjesa e energjisë tani është rritur çmimi i energjisë dhe kushton më shumë. Bordi sigurisht është një rregullator, ka qenë i tillë që nga viti 2022, është dhe tani, por nuk është që sjell këtë efektin që përmendët ju. Përfituesi më i madh sikurse e kemi thënë dhe më përpara bashkë, është qeveria.
Qeveria përfiton sepse duke qenë se kemi një sistem, unikal të taksimit të karburanteve, një sistem i cili përfshin tatimin mbi vlerën e shtuar për një sërë tatimesh dhe taksash, që nga akciza, që nga çmimi i karburantit deri tek taksa e karbonit, 3 ALL apo shtatë qarkullimit. Pra ajo është 27. 27 është ajo, ka qenë shtatë, është bërë 17, është bërë 27. Pra shtatë ka qenë deri në fund të vitit 2013, është rritur 10 ALL më pas dhe në fund është 27. Është taksa më e fuqishme sot që sjell rreth 250 milionë euro dhe që askush nuk e di, asnjë institucion nuk e ka treguar se ku shkojnë këto 250 milionë euro që taksë që vjen nga ajo One Stop Shopi që themi ne, nga dritarja e vetme e karburantit. Gjithsesi kjo është pjesë e sistemit të taksave dhe unë do të gjykoja që një pjesë e mirë e politikanëve, qoftë në kuvend, qoftë jashtë kuvendit, qoftë pozita, qoftë opozita, duhet të tentojnë që të rregullojnë këtë sistem të taksave, sepse ky sistem na bën të pafavorshëm në rajon.
Ne sot marrim naftë në pikat kufitare, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi po të doni, në Kosovë po të doni, sepse çmimi i tyre është shumë më i ulët se sa çmimi në Shqipëri, edhe pse Mali i Zi një pjesë dhe Kosova furnizohen po nga shqiptarët, po nga kompanitë e Porto Romanos. Po sepse aty kemi këtë favorin tjetër që e kemi shumë më të lirë sesa në Shqipëri. Pra ne sistemin e taksave të Shqipërisë është shumë qesharake. Sistemin e taksave të Shqipërisë e kemi të barabartë me çmimin e karburantit në Mal të Zi apo në Maqedoni. Pra ne paguajmë taksa aq sa është blerë një litër naftë në Mal të Zi ose në Maqedoninë e Veriut. Gjithsesi ju me të drejtë e përmendët që ëh qeveria fiton. Qeveria fiton dhe duhet të mendohesh për shembull që çfarë i bën këto para qeveria që fiton? Po në një muaj shkojnë po të shikosh diferencën midis çmimit 173, 175 me çmimin mesatar 200 lekë apo 2.000 lekë siç themi ne apo 2140 që vajti. I bie diku te 11 milionë euro. Po e kthej në euro se janë të përafërta çmimet, euro është shumë më pak, me pak e fuqishme sa leku. Leku është më i fuqishëm sot. Gjë që do të thotë që kjo sasi të ardhurash që vjen si tatim mbi vlerën e shtuar, siç e përmenda për çdo litër karburant, detyrimisht duhet të kthehet tek konsumatori.
Gjermania ka bërë një gjë të veçantë. I ka shtuar konsumatorëve gjermanë 1.6 miliardë euro, të cilat i kishte përfitim nga rritja e çmimit. Dhe ka patur një merak të madh ministri përkatës në Gjermani, që ka thënë që këtë para që kemi dedikuar për konsumatorin duhet ta ruajmë që mos shkojë tek pikat e karburantit, mos shkojë tek biznesi i karburanteve, po të shkojë tek konsumatori. Dhe ka gjetur mekanizmat, sepse ka ulur çmimin në tabelë. Nëse merr 50 litra naftë, fiton 8.5 euro në Gjermani, në kushtet që cilët flasim. Të njëjtën gjë ka bërë Mali i Zi. Të njëjtën gjë e ka bërë Maqedonia e Veriut, të njëjtën gjë e ka bërë Serbia, të cilat kanë tentuar që nëpërmjet një sistemi taksash fleksibël siç është akciza apo qoftë edhe taksa të tjera, të favorizojnë nga 20 deri 25% ulje çmimi, me qëllim që të ndihmohet konsumatori. Edhe ne e kishim këtë pjesën e financimit nëpërmjet uljes së akcizës, por ishte pak e djallëzuar.
Djallëzimi bënte që qeveria shqiptare nuk e ul pjesën që lidhet me akcizën duke patur çmimin në tabelë, pra siç po thotë, akciza do të ulet 20 pikë përqindje dhe unë se di pse sepse akciza është fikse, se di pse ulet me pikë, duhet të ulet me lekë, me në vlerë absolute, vetëm në qoftë se çmimi i karburanteve është mbi 200 lekë. Bordi tani mund ta mbajë çmimin e karburanteve në nivel të tillë që ti të mos ulësh akcizën, të mos përfitosh nga akciza. Vetëm pesë ditë, siç ju më herët përmendët, është përfituar ulje çmimit nga akciza. Kështu që gjithë këto të ardhura kanë kaluar në buxhet, kanë kaluar në pjesën e drejtorisë së përgjithshme të tatimeve si agjent fiskal që grumbullon pikërisht këto të ardhura nga bizneset. Dhe unë nuk e di nëse do të realizohet dhe duhet ta ndiqni edhe ju dhe unë, meqë jeni në këtë fushë.
Nëse do të realizohet premtimi që dha qoftë edhe rastësisht kryeministri, i cili tha që të gjitha të ardhurat që do sigurohen më shumë nga rritja e çmimit të karburanteve do të përdoren për pensionistët. Di vetëm që ka një fond qeveria shqiptare që ka kaluar në Bankën e Shqipërisë, 170 milionë euro dhe që pretendohet që deri në vitin 2030 të kemi një rritje progresive të pensioneve. Unë jam vetë pensionist dhe nuk e kam parë rritjen te pensioni im, edhe pse ka filluar rritja që në janar, nuk kam parë asnjë rritje, Jo vetëm që kam numëruar, por unë e marr pensionin në bankë dhe banka nuk toleron, domethënë në momentin që ke shtesë ta shton edhe një qindarkën. Gjë që është një çështje tjetër për t'u diskutuar, mbase mund të bëhet një debat tjetër se cilët janë ata që përfitojnë dhe ata që s'përfitojnë, se thuhet që përfitojnë pensionistët. Jo, ka shumë pensionistë që nuk përfitojnë, pikërisht nga kjo rritje.
Gjithsesi unë do gjykoja që në kushtet aktuale, paratë që paguajnë shqiptarët, këto 11 milionë euro, të paktën për një muaj dhe do jenë shumë deri në momentin që mund të përfundojë kriza sepse askush nuk e di përfundimin e krizës, duhet t'i ktheheshin konsumatorit, duhet t'i ktheheshin atij që përdor mjetet motorike. Duhet t'i ktheheshin atij që paguan më shumë. Atij që qarkullon. Sepse kështu e kemi sistemin. Kush bën më shumë kilometra paguan më shumë. Dhe nuk e di pse ne nuk shfrytëzojmë qoftë edhe një përvojë po them të një vendi të Bashkimit Europian, siç është Gjermania, siç është Greqia, apo qoftë edhe vendet e rajonit siç është qoftë edhe Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. Jo vetëm kaq, jo, ata përdorin naftën për mjetet e tyre siç janë anijet apo varkat. Ne kemi një problem tjetër këtu që taksojmë dy herë, se nuk është puna se u taksuam njëherë dhe këtë 250 milionëshin që përmenda e paguajmë vetëm një herë. Nëse ju do ta shpini makinën tuaj në kontrollin teknik, do paguani aty.