Lamine Yamal, mes fituesve në ‘Laureus’, tjetër trofe individual për ‘yllin’ e Barçës
Lamine Yamal është shpallur “Sportisti i Ri i Vitit” në ‘Laureus World Sports Awards’, në ceremoninë e zhvilluar në Palacio de Cibeles në Madrid. Ky është çmimi i dytë për talentin e Barcelona, pasi në vitin 2025 ishte shpallur edhe “Zbulimi i Vitit”.
Ky është viti i parë që jepet ky çmim specifik, i cili vlerëson sportistin më të mirë nën moshën 21 vjeç. Juria e ‘Laureus’ vlerësoi jo vetëm paraqitjet e shkëlqyera të Yamal-it gjatë vitit, por edhe ndikimin e tij të madh në sport në përgjithësi.
Pas një viti të jashtëzakonshëm në 2025, ky çmim përfaqëson plotësisht frymën e kësaj kategorie të re në galanë prestigjioze. Yamal ishte një nga lojtarët kyç në suksesin e Barcelonës, duke kontribuar në fitimin e “tripletës” vendase: kampionat, Copa del Rey dhe Superkupë.
Në aspektin individual, përveç rekordeve të shumta, ai ka fituar dy herë ‘Kopa Trophy’ dhe është renditur i dyti për ‘Topin e Artë’ në moshën 18-vjeçare, duke u bërë lojtari më i ri që arrin një sukses të tillë.
Me këtë çmim të fundit, Yamal bëhet sportisti më i ri në histori që fiton dy çmime ‘Laureus’, duke konfirmuar statusin e tij si një nga talentët më premtues në botën e sportit.