Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme, në rend dite çmimi i produkteve shportë dhe energjia

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është vetëm një pikë, çmimi dhe faturimi i energjisë elektrike për konsumatorët.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të nis në orën 11:00.

Kuvendi do të mblidhet edhe të enjten dhe të premten, në tri seanca.

Vendimi për këto seanca u mor të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.