Shtatë vende të BE-së kërkojnë sanksione kundër Izraelit
Shtatë vende të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë Francën dhe Suedinë, kanë bërë thirrje për sanksione evropiane kundër Izraelit përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg më 21 prill, raportoi EUobserver.
Franca dhe Suedia i janë bashkuar pesë shteteve të tjera të Bashkimit Evropian që kërkojnë sanksione kundër Izraelit , me një propozim për ndalimin e tregtisë së produkteve të kolonëve, raporton EUObserver, duke cituar një propozim jozyrtar që ka parë - një draft letre të përgatitur nga Suedia për takimin ministror të nesërm.
"Megjithatë, ne besojmë se situata që përkeqësohet vazhdimisht dhe me shpejtësi kërkon një veprim të tillë", shtoi dokumenti.“Pavarësisht se janë në shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare, vendbanimet dhe dhuna e kolonëve po rriten me një ritëm rekord”, thuhet në propozimin franko-suedez.
Të dy vendet shprehën bindjen e tyre se "BE-ja duhet të rrisë urgjentisht presionin mbi Izraelin për të ndërprerë politikën dhe praktikën e tij të vendbanimeve" në territoret e pushtuara.