‘Kartelet e drogës dhe korrupsioni’/ Ja çfarë detyre u lanë në SHBA Prokurorëve të SPAK
Divizioni Penal i Departmentit të Drejtësisë në SHBA ka njoftuar për një takim të rëndësishëm me përfaqësues të SPAK.
Takimi i Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm A. Tysen Duva, me prokurorët dhe hetuesit e SPAK, të kryesuar nga drejtuesi i institucionit, Klodjan Braho zhvillohet në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.
Gjatë takimit të njoftuar në një postimi në rrjetin social X, bëhet me dije se përfaqësuesit e SPAK zhvilluan angazhime me disa institucione kyçe amerikane, përfshirë FBI, DEA dhe ICITAP.