'Jet Bank' transaksione të dyshimta'/ Hoxhaj: Themeluesi u tërhoq..., aksionet u shitën për 927 mijë lekë
Një bankë e re online, “Jet Bank”, e cila ka nisur një fushatë agresive marketingu në të gjitha mediat shqiptare, është vënë në qendër të dyshimeve të forta për pastrim parash dhe lidhje me skemat e mashtrimit “call center”.
I ftuar në emisionin TASK FORCE, gazetari Juljan Hoxhaj deklaroi se gjatë tre muajve të fundit janë konstatuar lëvizje të pazakonta financiare. Sipas tij, themeluesi Idan Avishai është tërhequr nga kompania më 26 janar, duke shitur aksionet për vetëm 927 mijë lekë te “Jet Holding”, një kompani e krijuar vetëm 6 ditë para transaksionit dhe e regjistruar në Holandë.
Pas kësaj, kapitali i bankës rezulton të jetë rritur në 10 milionë euro, ndërsa mbetet e paqartë nëse kjo shumë është depozituar realisht. Hoxhaj ngriti shqetësime edhe për fushatën e fuqishme promocionale dhe numrin e lartë të aplikimeve, duke kërkuar hetim nga institucionet përkatëse.
Dyshimet lidhen me pastrim parash, përfshirë edhe aktivitetet e “call center”-ave dhe transaksione me kriptovaluta.
Hoxhaj:
Ndërkohë që Belindi po fliste, në fakt u bëra kurioz dhe ta shihja pak më hollësisht. Ajo çka ka ndodhur është që gjatë tre muajve të fundit ka një histori të dyshimtë transaksionesh.
Belindi ka denoncuar në kuvend një prej aksionerëve, ose më saktë themeluesin e Jet Bank në Shqipëri, Idan Avishai, i cili çuditërisht në datën 26 janar të këtij viti është tërhequr nga kompania. Pra ka shitur aksionet dhe ja ka shitur kompanisë Jet Holding. Kjo kompani është krijuar çuditërisht vetëm gjashtë ditë përpara se të ndodhte shitja e transaksioneve. Dhe është regjistruar në Hollandë. Me disa kompani të tjera aksionere që meritojnë të studiohen në fakt dhe ndoshta do të jenë objekt i punës tonë. Dhe pagesa që ka bërë Jet Holding ndaj Idan Avishai, i denoncuar nga Belindi, por i denoncuar edhe në media gjerësisht për pikërisht për lidhje me këto skema mashtrimi, ka qenë vetëm 927,000 lekë të reja, pra për aq sa ai kishte paguar, pra në vlerën e kapitalit të kompanisë, që kujtojmë që kostot kanë qenë edhe më të mëdha sesa kapitali që ai ka paguar, ka depozituar në bankë, sepse ka bërë veprime e të tjera e të tjera, gjatë gjithë këtyre kohëve, ka paguar qera e të tjera e të tjera. Pra ai ka marrë vetëm vlerën e ë kapitalit dhe asnjë lekë më shumë, pra për 927,000 lekë. Tani çfarë ka ndodhur?
Pasi bankën online Jet Bank, e ka blerë shoqëria Jet Holding, ë është shtuar dhe vlera e kapitalit, pra ajo shumë që përmendi Belindi, 10 milionë euro është regjistruar pra në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nuk e dimë ende nëse është paguar, pra është bërë pagesa e kapitalit apo jo për të marrë liçencën, por ajo që, siç e përmende dhe ti që mua më ka bërë përshtypje është fakti që kjo bankë ë që mbiu, po them, si ato kërpudhat pas shiut, ka një prezencë të jashtëzakonshme në mediat shqiptare.
Që nga programet më të rëndësishme të prime time-it, showbiz-it apo çfarëdoqofshin ato deri tek portali më anonim në Shqipëri e ke të pranishme, e ke me një sponsorizim të jashtëzakonshëm, ke personazhe VIP që e promovojnë, që sigurisht janë pagesa shumë të mëdha dhe sigurisht që...
Edhe për të zënë radhën, është deklaruar që ka pasur mbi 50,000, mos gaboj, 50,000 persona të interesuar për t'u regjistruar dhe për të marrë shërbime online në këtë, në këtë bankë. Dhe sigurisht që mua kjo më krijon shumë shqetësim, sepse sot ne e dimë që tregu bankar në Shqipëri, edhe ky ekzistuesi, i bankave të nivelit të dytë, është në qendër të vëmendjeve, të vëmendjes për shkak të asaj që njihet pra si pastrimi i parave.
Që bankat janë kthyer sot në një mekanizëm të pastrimit të parave. Dhe në këtë moment është e domosdoshme që nga Banka e Shqipërisë, por minimalisht ë institucionet hetuese, Prokuroria e Posaçme ndoshta ta shohë edhe këtë dimension, sepse nuk mundet të ndodhë që nga hiçi dhe po them ndoshta nga rastet unike në Europë, të paktën në dijeninë time, që të krijohet një bankë online, kur është përfolur shumë që kjo bankë përveçse po themi pastrimit të parave të skemave të mashtrimit të call center, ka dyshime që lidhet edhe pikërisht me pastrimin e parave të kriptovalutave.