Balliu: Balluku dhe Rama enden të lirë për vjedhjen e miliarda eurove, shqiptarët në burg se protestojnë

Deputeti i PD, Klevis Balliu në një status publik deklaron se në Shqipëri po zbatohen standarde të dyfishta në drejtësi. Balliu thekson se, teksa Belinda Balluku dhe Edi Rama mbeten të lirë përballë akuzave për korrupsion, qytetarët që protestojnë përfundojnë në burg.

Në positmin e tij në Facebook, Balliu solli në vëmendje edhe rastin e Olti Bistrit, duke theksuar lidhjet e tij me krimin dhe trajtim të favorizuar nga autoritetet.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që Belinda Balluku vazhdon të jetë e lirë bashkë me Edi Ramën për vjedhjen e miliarda eurove të qytetarëve shqiptarë, arrestohen dhe mbahen në burg ata të cilët protestojnë pikërisht kundër këtij korrupsioni.

Ndërkohë që efektivë policie të lidhur me krimin e organizuar dhe me drogën jo vetëm lirohen nga burgu, por rikthehen me pasuri miliona euroshe, si rasti i Olti Bistrit e shumë të tjerëve, qytetarë të cilët protestojnë pikërisht kundër karteleve mbahen në burg.

Shteti i së drejtës në vendin tonë, fatkeqësisht, ka rënë. Mbetet një mision i yni si shoqëri për të rikthyer ligjin dhe shtetin e së drejtës aty ku duhet.