Ngërçi me bisedimet, SHBA po shqyrton mundësinë e heqjes së bllokadës ndaj porteve të Iranit
Presidenti i SHBA, Donald Trump po shqyrton heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane për të kapërcyer ngërçin në bisedimet e paqes me Teheranin.
Presidenti amerikan i tha Feldmarshal Asim Munir, shefit të ushtrisë së Pakistanit, gjatë një telefonate se do ta shqyrtonte sugjerimin e tij për t’i dhënë fund operacionit detar në Detin Arabik, raportoi Reuters.
Kjo vjen pasi Irani mbylli përsëri Ngushticën e Hormuzit të shtunën, pas njoftimit të Uashingtonit se do ta vazhdonte bllokadën derisa të sigurohej një marrëveshje e përhershme paqeje.
Feldmarshal Munir ka qenë një nga ndërmjetësit kryesorë në negociatat midis dy vendeve, duke mbajtur marrëdhënie të mira si me zyrtarët amerikanë ashtu edhe me ata iranianë.
Më herët të hënën, Esmail Baghaei, një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane, u tha mediave shtetërore se një delegacion nga Teherani nuk do të udhëtonte për në Islamabad për një raund të dytë negociatash.
Ai fajësoi administratën amerikane për “akte agresive” dhe “shkelje” të armëpushimit duke sulmuar një anije mallrash me flamur iranian.