Kurti: Takimi me LDK pa sukses, ofrova katër ministri, kreun e Kuvendit dhe zëvendëskryeministrin...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se bisedimet me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun rezultuan të pasuksesshme.
Ai tha se LDK refuzoi ofertën tonë për bashkëqeverisje.
Kurti tha se i ofruan Abdixhikut postin e zëvendëskryeministrin dhe katër ministri.
“Më duhet të konstantoj se bisedimet rezultuan ta pasuksesshme sepse asnjëra nga ofertat nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Fillimisht ne ofruam që LDK me bashkëqeverisje ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri tjera. Kam kërkuar që Abdixhiku të jetë zëvendëskryeministri im”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës tha se LDK-së iu ofrua edhe një rokade në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Propozuam që pozita e kryetari të Kuvendit të pësojë një rokadë. Ose nënkryetari i LDK-së ose dikush tjetër të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës. Albulena Haxhiu do të bëhej nënkryetare e Kuvendit, aty ku tash është Lidhja Demokratike e Kosovës”, th Kurti.
“Nuk kemi se çfarë oferta të tjera të bëjmë më, e as u kërkua diçka tjetër nga ne”.