SYRI TV. Përplasje në PS! Balla i përgjigjet Spiropalit: Nuk lexoj statuse në Facebook

SYRI TV

Pas bllokimit të negociatave dhe presionit nga Bashkimit Euopian, nisma personale e kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë imunitet nga drejtësia vetes dhe qeverisë së tij, ka ngelur pezull në kuvend. Kjo u konfirmua nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla,  I cili tha se nisma do shqyrtohet në momentin e  duhur, megjithëse më herët mazhoranca nxitoi ta dorëzojë me urgjencë në kuvend.

Edhe pse iniciativa personale e Edi Rama për t’i dhënë vetës imunitet dhe paprekshmëri nga drejtësia u fut me urgjencë në programin e kuvendit, bllokimi i negociatave dhe presioni i Bashkimit Europian, e kanë detyruar shefin e qeverisë dhe mazhorancën të  bllokojnë nismën që u jepte një mburojë nga drejtësia dhe ndalonte pezullimin e tyre nga gjykata.

Ndryshimet në Kodin Penal që  mbronin ministrat dhe kryeministri nga pezullimi nga detyra, që u propozuan pasi Gjykata e Posaçme largoi nga detyra e zv.kryeministren, Belinda Balluku, megjithëse u nisën me vrull të madh, kanë mbetur pezull, pa u përfshirë në programin e komisioneve  parlamentare. Kjo u konfirmua sot, nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili bëri rolin e të paditurit, ndërkohë që është një nga firmëtarët e nismës. 

I pyetur nga gazetarët për kritikat e Elisa Spiropalit, që e cilësoi  Partinë Socialiste si një parti drejtorësh, Balla u shpreh se nuk komenton statuse në rrjetet  sociale, ndërsa paralajmëroi një vendim  në fund të sesion parlamentar, për ish  ministren e Jashtme, që shkeli vendimin e grupit duke bojkotuar votimin për imunitetin e Belinda Ballukut.

Balla njoftoi se, Kuvendi  do të marrë më shumë kohë,  për amnistinë penale, duke shtyre miratimin e këtij projektligji.