SYRI TV/ Rreziku që i kanoset Shqipërisë nga Jet Bank, Këlliçi: Do pastrohen paratë e Call Centerave

Shqipëria nga një oaz ku operojnë Call Centera që mashtrojnë qytetarët evropianë do të kthehet në një nyjë të pastrimit të parave përmes Jet Bank. Alarmi është ngritur nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i cili ka publikuar dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme Gjermane, që hedhin dritë mbi kërcënimin serioz të sistemit tonë bankar nga licensimi i JET BANK  për shkak të personave që fshihen pas këtij projekti. 

Nga SYRI TV

Licensimi i Jet Bank, institucionit të parë financiar digjital në Shqipëri është bërë duke duke ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e verifikimit dhe integritetin e procesit.

Alarmi është ngritur nga deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i cili ka publikuar dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme Gjermane, që hedhin dritë mbi kërcënimin serioz të sistemit tonë bankar nga licensimi i JET BANK  për shkak të personave që fshihen pas këtij projekti. 

 “Sot po publikoj dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme Gjermane, që hedhin dritë mbi kërcënimin serioz të sistemit tonë bankar nga licensimi i JET BANK, ku një zinxhir marrëdhëniesh mes disa individësh nuk mund të trajtohen më si rastësi administrative. Sipas tyre, shtetasi Oliver Hemmer është Drejtori Menaxhues i kompanisë GRF Europe OU, e cila operonte për llogari të kompanisë 4XFX, në pronësi të shtetasit Izraelit, Gal Barak.

Ky i fundit i dënuar me 4 vite burgim në Austri, pasi ka ngritur një skemë mashtrimi me Call Centera me një dëm të vlerësuar rreth 200 milionë euro në disa shtete europiane si Angli, Austri, Gjermani, Spanjë, etj. Në një tjetër dokument shihet qartë se Oliver Hemmer është edhe drejtori i kompanisë së regjistruar në Qipro, Constador LTD. Pikërisht kjo kompani është pronare me 71% e JET BANK, të parës bankë online në Shqipëri. Banka e Shqipërisë ka licensuar këta individë për të hapur bankën e parë online në vend, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e verifikimit dhe integritetin e procesit”

Sipas Këlliçit jemi në kushtet kur Shqipëria nga vend ku lulëzonin Call Centerat që zhvasin qytetarët evropianë do kthehet në një nyjë të pastrimit të parave të përvetësuara.

“Por, më shumë se kaq, pyetja që shtrohet sot nuk është nëse ka pasur shkelje ligjore, por përtej kësaj, a po lejojmë që Shqipëria të evoluojë nga një bazë operative e call center-ave që zhvasin qytetarët evropianë, në një nyje të pastrimit të këtyre parave?!  Nëse kjo vijë alarmi kalon pa reagim, ky skandal do të përbënte një rrezik të drejtpërdrejtë për besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e vetë sistemit bankar shqiptar”

Javët e fundit partnered ndërkombëtarë kanë zbarkuar në Tiranë ku kanë goditur disa pika call ceterash që zhvasnin qytetarët evropiane. Shume prej operacioneve janë dekonspiruar nga Policia e Shtetit.