Akuza për padrejtësi dhe sulme ndaj imazhit të saj, Brikena reagon pas daljes nga BBVA

Brikena ka reaguar pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, duke thënë se gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë, jashtë ka përjetuar padrejtësi dhe përpjekje për të njollosur imazhin e saj nga persona që, sipas saj, i ka ndihmuar më parë

Ajo shton se janë publikuar gjëra të pavërteta për të, por zgjedh të mos ndjekë rrugën ligjore, duke u shprehur se beson te drejtësia hyjnore dhe se “Zoti i jep secilit atë që meriton”.