Përfaqësuesit e PD-së në gjykatë për seancën e protestuesve: Ku i keni shërbëtorët e narkosit...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputetë të PD kanë shkuar gjatë ditës së sotme ne Gjykatën e Tiranës ku pritet të jepen masat për protestuesit e opozitës të arrestuar nga policia.
Tre ditë më parë policia me një dhunë në papaprë ndonjëherë sulmoi me granata dhe me gaz lotsjellës protestën e opozitës. Ndërkohë që ndaloi disa nga pjesëmarrësit.
Noka ju drejtua policëve që ishin në afërsi të gjykatës duke ju kërkuar shpjegim se ku i kishin komandantët e tyre, shërbëtorët e narkoshtetit që urdhëruan sulmin dhe dhunën ndaj opozitës.