Paraqitja e Legjionarëve, Asllani gjen golin e parë te Beshiktashi, Uzuni jep asist në Amerikë
Futbollistët e Kombëtares shqiptare po vazhdojnë të jenë protagonistë në kampionatet ndërkombëtare, teksa sezoni po hyn në fazën vendimtare.
Në Turqi, Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë me fanellën e Beşiktaş-it, duke ngushtuar rezultatin në ndeshjen ndaj Samsunsporin.
Në Rusi, Nazmi Gripshi ishte vendimtar për Rubin Kazan, duke dhuruar një asist që solli golin e avantazhit për skuadrën e tij. Edhe pse ndeshja përfundoi në barazim, paraqitja e mesfushorit shqiptar u vlerësua maksimalisht, duke u shpallur “Lojtari i Ndeshjes”.
Ndërkohë, në Major League Soccer, Myrto Uzuni vazhdon të jetë një element i rëndësishëm për Austin FC. Sulmuesi shqiptar kontribuoi me një asist në ndeshjen ndaj Toronto FC, duke konfirmuar ndikimin e tij në fazën ofensive.
Në ndeshjet e fundit të klubeve të tyre janë aktivizuar gjithashtu disa lojtarë të tjerë të Kombëtares. Si titullarë kanë luajtur Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Asllani, Laçi, Shehu, Gripshi dhe Daku, ndërsa nga stoli kanë dhënë kontributin e tyre Mitaj, Pilo, Broja dhe Hysaj.