'Taulant thirre grupin’/ Balla 'zby**et' nga kërcënimi ndaj Spiropalit për thyerjen e vendimit për Ballukun: Do e diskutojmë në...

Elisa Spiropali mungoi në votimin për Ballukun, gjatë seancës ku u kërkua leja për arrestimin e saj nga drejtësia.

Asokohe, Taulant Balla deklaroi publikisht se për këtë dalje të Spiropalit nga rreshti i partisë do të vendoste Grupi i PS. “Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar, do të pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, pati deklaruar Balla i pyetur nga gazetarët.

 

 

Menjëhërë pas deklaratës së Ballës pati reaguar Spiropali duke e sfiduar partinë, “Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shkruante Spiropali si kundërpërgjigjë.

Mirëpo pak javë më vonë, më konkretisht sot (20.04.2026) kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet nëse ka një vendimmarrje për Elisa Spiropalin, lidhur me mungesën e saj në Kuvend ditën e votimit për imunitetin e Belinda Ballukut është zbythur nga deklarata e mëparshme se do mblidhte grupin ta pyeste për të qortuar apo jo Elisën dhe e ka çuar çështjen në një kohë të pacaktuar, praktikisht për në korrik, kur çështja të jetë harruar. Nga deklarata e sotme e Ballës para gazetarëve, ku tha se, “Ne kemi një rregull që në çdo fund sesioni bëjmë një analizë të performancës së çdo deputeti të PS, dhe kur të dorëzohet raporti, më pas kërkohet përmirësim pune apo çështje të tjera. Zonja Spiropali nuk ka shprehur shqetësim në mbledhje të grupit të PS”, kjo deklaratë e sotme tregon se dorashkën që i hodhi Spiropalit publikisht se do ta qortonte fill pas mosvotimit për Belindën, Taulanti e ka marrë dhe e ka future në xhep. Majde, siç e shihni në videon e mëposhtëme kreu i GP të PS duket shumë i tensionuar gjatë përgjigjes.