Përplasi për vdekje të moshuarin përgjatë aksit 'Fushë Milot–Skuraj', vetëdorëzohet 58-vjeçari
Pas aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në aksin rrugor “Fushë Milot–Skuraj”, ku për pasojë humbi jetën një 81-vjeçar, këtë të hënë u vetëdorëzua në polici autori i aksidentit.
Sipas raportimeve të policisë, pas identifikimit, është vetëdorëzuar shtetasi A. M., 58 vjeç, i cili me automjetin e tij tip “Volksëagen” përplasi për vdekje 81-vjeçarin.
‘Shërbimet e Njësisë Rrugore të Autostradës “Milot–Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit H. K., 81 vjeç, ndodhur më datë 18.04.2026, në aksin rrugor “Fushë Milot–Skuraj”, bënë të mundur identifikimin e automjetit që shkaktoi aksidentin’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Njësisë Rrugore të Autostradës “Milot–Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit H. K., 81 vjeç, ndodhur më datë 18.04.2026, në aksin rrugor “Fushë Milot–Skuraj”, bënë të mundur identifikimin e automjetit që shkaktoi aksidentin.
Po në kuadër të veprimeve ndaluan shtetasin A. M., 58 vjeç, banues në Kurbin, i cili ishte identifikuar si autor i rastit.
Ky shtetas u vetëdorëzua pas identifikimit nga ana e policisë.
Gjithashtu, u sekuestrua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin i ndaluari përplasi 81-vjeçarin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.